Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 93-vjeçar ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij 85-vjeçare dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten.
Sipas raportimeve greke, mësohet se i moshuari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa e shoqja ka marrë plagë të rënda.
Aktualisht 85-vjeçarja ndodhet në spital.