LajmeSport

Liga e Kombeve “sakaton” Barcelonën, dëmtohen 4 futbollist

Memfis Depaj dhe Frenkie de Jong e kanë paguar shtrenjtë, me lëndime, pjesëmarrjen me kombëtaren e tyre. Ashtu si Koundé dhe Arauho, ata nuk kanë arritur të kryejnë angazhimet me kombëtaret përkatëse. Të dy iu janë nënshtruar testeve mjekësore me Barçën, të cilat kanë konfirmuar shqetësimet.

Klubi katalanas, përmes një deklarate ka raportuar shqetësimin se nuk janë në dispozicion të trajnerit Xavi, por nuk ka treguar kohën e parashikuar që duhet të qëndrojnë larg fushave të lojës.

Dy lojtarët holandezë kanë humbur rolin e titullarit në këtë sezon. Sulmuesi ka marrë pjesë vetëm në tri ndeshje: gjithsej 131 minuta. Mesfushori nga ana e tij ka qenë i pranishëm në tetë ndeshjet që ka luajtur te skuadra blaugrana, ndonëse ka nisur si titullar vetëm gjysmën e tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button