Një bari është gjetur pa shenja jetë këtë të martë në zonën e Nafpaktos në Greqi.
Autoritetet Helene bëjnë me dije se viktima ka rënë në një greminë, e për pasojë ka ndërruar jetë, pasi ishte përplasur në një shkëmb.
Sakaq mësohet se të afërmit e viktimës kishin raportuar ditën e djeshme zhdukjen e bariut. Mësohet se bariu ishte 68 vjeç.
Trupi i pajetë i 68 -vjeçarit u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Nafpaktos./abcnews.al/