LajmeRajon

Aksident tragjik në punë, bie masivi i dheut, “varroset” i gjallë 50-vjeçari shqiptar

Një rrëshqitje dheu varrosi të gjallë mëngjesin e sotëm një punëtor 50-vjeçar, i cili po punonte në një pishinë në ndërtim të një kompleksi hotelier, në zonën e Sidarit në Korfuz.

Sipas vlerësimeve të para, aksidenti tragjik ka ndodhur pasi pranë pishinës një ekskavator po mblidhte dheun, i cili nga reshjet e shiut rrëshqiti dhe e shtypi 50-vjeçarin.

50-vjeçari ishte me origjinë shqiptare, sipas medieve greke.

50-vjeçari u gjet i pajetë nga forcat zjarrfikëse, të cilat nxituan ta nxirrnin./Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button