LajmeMaqedoni

Studim, nga RMV ikin punëtorët pasi ka mospërputhje të kërkesës së tregut dhe mungesë të perspektivës për të rinjtë

Sot në Shkup gjatë një platforme shkëmbimi dhe panel diskutimi të nivelit të lartë u prezantua studimi “Migracioni i fuqisë punëtore në Ballkanin Perëndimor: Modelet e hartëzimit, adresimi i sfidave dhe korrja e përfitimeve” i mbështetur nga Zvicra dhe Austria dhe i përgatitur nga Organizata Ekonomike për Zhvillim dhe Bashkëpunim, njofton Portalb.mk.

Politikëbërës dhe opinionisë, përfaqësues të sektorit privat dhe ekspertë u bashkuan për të kuptuar më mirë tendencat, modelet dhe pasojat e migracionit të fuqisë punëtore dhe gjetjen e shtigjeve për zhvillimin socio-ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me ambasadoren e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut, Véronique Hulmann, ambasadorin e Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Georg Woutsas, dhe Anita Richter, ushtruese e detyrës së shefes së Divizionit të Evropës Juglindore të OECD-së, hapën konferencën duke theksuar se tendenca kryesore në pasojat e migracionit të punës të Maqedonisë së Veriut është mospërputhja midis kërkesës së tregut të punës në Maqedoninë e Veriut dhe mungesa e perspektivave për të rinjtë.

Show More

Related Articles

Back to top button