LajmeMaqedoni

Qeveria u pajtua t’ua jep ushtarëve mbi 45-vjeç dy paga mesatare për çdo vit shërbim në Armatë, në këmbim të punësimit në shtet

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme e ka përcaktuar tekstin e propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Teksti i propozim-ligjit është dërguar për miratim në Kuvend, njofton Portalb.mk.

Në përputhje me tekstin e propozuar të ligjit të Ministrisë së Mbrojtjes, është paraparë harmonizim me pagën minimale, që nënkupton rritje lineare të pagave të personelit aktiv ushtarak dhe civil.

“Me ndryshimet dhe plotësimet është paraparë edhe zgjerim të kushteve më të favorshme për pensionim të të gjithë pjesëtarëve të personelit ushtarak dhe civil, të cilët të drejtën e pensionit e kanë fituar nga dita e themelimit të Armatës në lartësi prej 80% gjatë dhjetë viteve më të favorshme nga stazhi pensional”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Sa i përket kompensimit të para si mundësi për ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeç, në shumë prej 1.000 euro për çdo vit të kaluar në Armatë, Qeveria njofton se propozimi i ri sipas kërkesës së Sindikatave është që shuma të jetë dy paga mesatare, por jo më pak se 1.000 euro, me të cilën është lënë hapësirë për shumë më të lartë.

“Me ndryshimet dhe plotësimet e sapo propozuara është paraparë edhe mundësia që e drejta për marrjen e kompensimit në para të zgjerohet tek ushtarët profesional me përfundimin e moshës 45 vjeç, të cilët mbahen si personel teknik ndihmë në Ministri”, thonë nga Qeveria.

Me ndryshimet dhe plotësimet e reja, si rezultat i procesit gjithëpërfshirës dhe dialogut ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Shtatmadhorisë dhe sindikatave të mbrojtjes.

Portalb.mk, kontaktoi me Sindikatën e Pavarur të Mbrojtjes, të cilët deklaruan se janë të kënaqur me vendimet e Qeverisë.

Ndryshe, paraprakisht Portalb.mk, ka shkruar për çështjen e (mos)pagesave të shtesave në Armatë, për të cilat një numër i caktuar i të punësuarve e kanë paditur shtetin. Pas shkrimeve të Portalb.mk, Ministria e Mbrojtjes dhe Sindikata reprezentative arritën marrëveshje që shteti t’ua paguajë shtesat të punësuarve me qëllim që të respektohen të drejtat e të punësuarve, por edhe të mos dëmtohet buxheti i shtetit nga paditë.

Show More

Related Articles

Back to top button