Një aksion anti-drogë është duke u zhvilluar të mërkurën në zonën e Dukagjinit. Deri tash janë arrestuar shtatë persona, ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli.
Aksioni është zhvilluar në 9 lokacione të ndryshme deri tash, ndërsa është konfirmuar se ende po vazhdon.
Qavolli, ka shtuar se përveç të arrestuarave, janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale./BetimipërDrejtësi.