LajmeMaqedoni

Detyroi fëmijët e saj të lypin në rrugë, nëna nga Shkupi në arrest

Shkup, 28 shtator – MPB njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar shkupjania 46-vjeçare L.S. nën dyshimin se ka detyruar fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë në rrugë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se 46-vjeçarja gjatë bisedës në stacion të policisë ka pranuar veprën penale. “Më datë 27.09.2022, në ora 17:30 në zonën e Aerodromit në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti i Punëve të Brendshme të Aerodromit dhe Draçevës e kanë privuar nga liria L.S.(46) nga Shkupi për shkak të dyshimit për veprën penale “braktisja dhe maltretim i personit të mitur” nga neni 201 i Kodit Penal. Më herët, të njëjtën ditë, dy fëmijët e saj të mitur janë gjetur duke lypur në kryqëzimin e Blv. “Serbia” dhe “Jane Sandanski”. Përfaqësues të Qendrës për Çështje Sociale kanë zhvilluar një bisedë zyrtare me të miturit, si dhe një bisedë zyrtare 46-vjeçaren në stacion të policisë, ku ajo ka sqaruar plotësisht mënyrën e kryerjes së krimit”, thonë nga MPB.

Show More

Related Articles

Back to top button