GostivarLajme

Gostivarasi kërcënohet për shkak të një borxhi, policia arreston dy shkupjanë

Gjatë natës (28-shtator) rreth orës 01:10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.E.(32) nga Krushopeku i Shkupit dhe B.A. (29) nga Bukoviqi i Shkupit, të cilët gjysëm ore më parë janë denoncuar nga 31-vjeçari A.N. nga Gostivari se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besimi e kanë kërcënuar disa herë.

 “Dy personat nga Shkupi janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e poilicisë.

Show More

Related Articles

Back to top button