GostivarLajmeMaqedoni

Pollog, policia në gjahë të trotineteve elektrike

Dje (27-shtator) nga ora 13:00 deri në ora 17:00 në zonën e gjerë të Pollogut është kryer kontroll i intensifikuar ndaj skuterëve elektrik (trotinet), numri i të cilave është shumë i madh këto ditë në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 11 shkelje (TE-7 dhe GV-4), të cilat kanë të bëjnë me persona që kanë përdorur skuterë elektrik (trotinet) pa pajisje mbrojtëse dhe që kanë lëvizur në vende të ndaluara.

 “Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjoba në para të parapara me ligj”, thonë nga policia.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon që personat që drejtojnë skuter elektrik (trotinet) të mos lëvizin në rrugë, por ekskluzivisht në shtigje dhe korsi për biçikleta, në shtigje për këmbësorë apo në zona të tjera të komunikacionit për këtë qëllim.

“Gjithashtu, kjo kategori e përdoruesve të rrugës këshillohen që nëse lëvizin në shtigje, të rregullojnë shpejtësinë maksimale në 25 kilometra në orë dhe të përdorin helmetë mbrojtëse. Ndryshe, ndaj atyre që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore do të vijojnë parashtresat e parapara, me shënimin se gjoba është 80 euro në kundërvlerë në denarë”, paralajmëron policia.

Nga SPB Tetovë thonë se do të vazhdojë me aktivitete të tilla kontrolluese edhe në periudhën e ardhshme për të parandaluar aksidentet e mundshme në komunikacion dhe pasoja të tjera të padëshiruara.

Show More

Related Articles

Back to top button