Drejtuesit e Formula 1 konfirmuan se gjashtë gara sprint, do të zhvillohen në sezonin e ardhshëm. Garat e sprintit të ditës së shtunë, u prezantuan në vitin 2021, dhe përveç pozitës së parë para garës zyrtare, piloti më i shpejtë, merr edhe pikë shtesë.
Garat e sprintit të sezonit të kaluar u zhvilluan në Silverstoun, Monza dhe Interlagos, ndërsa këtë sezon mikëpritës të “sprinteve” ishin “Imola” dhe “Spielberg”, ndërsa “Interlagos”-i brazilian është planifikuar për 13 nëntor.
Ende nuk janë mësuar se kush do të organizon këto gara në sezonin e ardhshëm, ndërsa kohë më parë është bërë e ditur se në sezonin e ardhshëm në Forlmula 1 do të zhvillohen 24 gara.