Nuk jemi kundër Ahmetit, qëllimi është ta shpëtojmë BDI dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal, thonë të pakënaqurit në BDI, shkruan gazeta Sloboden Pecat.
“Grupi i Zjarrit” betejen me BDI-në do ta udhëheqin edhe institucionalisht përmes interpelancës plër të gjithë ministrat e BDI-së. Nuk janë kundër liderti Ali Ahmeti, por qëllimin e kanë ta shpëtojnë BDI-në dhe Ahmetin që lideri të mos e përjetoj fatin e Arben Xhaferit dhe Meduh Thaçit, respektivisht me partinë udhëheq Artan Grubi, ndërsa Ahmeti është vetëm kryetar formal.
“BDI po fundoset. Qëllimi është ta ndalim rënien e BDI-së, sepse kështu shkojmë në humbje. Pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Tetovë nuk guxojmë të lejojmë humbje të reja. Zona e gjashtë zgjedhore jep gjysmën e deputetëve shqiptarë, ndërsa nëse nuk e ke komunën i humnbën zgjedhjet. Nuk jemi undër Ali Ahmetit, përkundrazi duam të mbetet lider, por jo të jetë kryetar formal, ndërsa me partinë të udhëheq Artan Grubi, Kërkojmë të ndrohen të gjithë ministrat në krye me Artan Grubin, dhe përmes organeve partiake të zgjidhen ministra që kanë legjitimitet, sepse këto tani nuk kanë mbështetje nga baza. Nuk kërkojmë funksione për ne, por ministra të jenë ata që kanë sjellë votat dhe fitoren e BDI-së. Gjatë zgjedhjes së ministrave kërkojmë që Ahmeti të konsultohet me organet partiake, me ne, e jo ti zgjedhin në kafene dhe çështje të rëndësishme politike të bartin rreth i ngushtë i personave pa asnjë debatë partiake” thotë një përfaqësues i “Grupit të Zjarri”.
– Nëse do Artan Grubi të jetë lider i BDI-së, Ahmeti edhe formalisht le ta propozoj, dhe do të ballafaqohemi në kongres, por jo kështu, të gjitha vendimet ti a lejoj. Nëse Grubi në kongres fiton do të ia urojmë – thonë nga grupi i zjarrit.
Presioni do të jetë i dukshëm edhe në parlament, ku nuk përjashtohet paketë interpelance për ministrat e BDI-së, aktivizimi i Izet Mexhitit me kërkesat e tij, ejo qëndrimeve partiake. Duke u nisur nga fakti se pushteti ka shumicë të brishtë – pa dy deputetët e BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiut mbetet në 62 deputet. Nga ky këndvështrim është në pikëpyetje se sa LSDM mund të llogaritë në Dime Velkov, i cili ishte kundër propozimit frances, por edhe pakënaqësia e DS dhe partitë tjera më të vogla në qeveri, nuk do të ishte befasi nëse ndodhë rigrupim në parlament me deputet nga blloku politik shqiptar.
Grupi i Zjarrit, të paktën tani për tani, thonë se pakënaqësitë duan ti zgjidhin në parti. Nëse Ahmeti nuk ka vesh, do të veprojnë si fraksion, por nuk përjashtohet mundësia e themelimit të një partie të re. Pas grupit të Zjarrit qëndrojnë Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Visar Ganiu. Thonë që kanë marë mbështetje edhe nga dega e Likovës.
Kuriozitet është që lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka dhënë emrin grupit të të pakënaqurve duke i quajtur ” i zjarrtë“./sloboden pecat