Shkup, 29 shtator – NQP Shkup njofton se këtë vit do të ofrojë edhe transport publik falas me rastin e manifestimit tradicional kulturor “Nata e bardhë 2022”.
“Të gjithë qytetarët do të kenë të drejtë në transport falas në periudhën prej orës 18:00 të së shtunës (1.10.2022) deri në ora 05:00 të së dielës (2.10.2022)”, njofton NQP Shkup.
Prej atje nënvizojnë se funksionojnë edhe linjat e natës, ndërsa orari i udhëtimit është i qasshëm në ueb faqen e NQP Shkup (www.jsp.com.mk).