LajmeRajon

Përmbytje në Kroaci, një i vdekur

Kroacia është goditur dje nga një stuhi e fortë shiu që ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Trafiku në disa pjesë të Rijekës, përfshirë pjesën më të madhe të qendrës, është i bllokuar dhe të gjitha shërbimet e urgjencës janë në terren. Raportohet se shkollat, muzetë, ndërtesat e rektoratit dhe policisë, shtëpitë dhe ndërtesat në të gjithë Rijekën u përmbytën… Makina të shumta ngecën në rrugët e përmbytura. Disa rrugë u zhytën plotësisht, transmeton rtv21.tv.

Policia e Rijekës ka njoftuar se rreth orës 19:30 ka marrë njoftim se një burrë është gjetur i vdekur nën një veturë. Në momentin që mbërriti ambulanca, burri kishte vdekur. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi./21Media

Show More

Related Articles

Back to top button