Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski e vizitoi selinë e EUROPOL-it në Hagë. Siç ka bërë të ditur Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk, kjo është vizita e parë e ministrit të Punëve të Brendshme nga vendi në selinë e EUROPOL-it.
“Për kënaqësinë time të veçantë, me Drejtoreshën Ekzekutive të EUROPOL-it, Katrin De Bol, bashkërisht ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në fushën e krimit kompjuterik dhe në fushën e krimit ekonomik dhe hetimet financiare në periudhën e ardhshme, njoftoi ministri Spasovski.
Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkruan Spasovski dhe shton se janë të hapur për avancimin e bashkëpunimit policor si me EUROPOL-in ashtu edhe me të gjitha organet tjera të rendit në botë.