Gjatë aksionit të intensifikuar të kontrollit të djeshëm në territorin e Maqedonisë së Veriut janë gjobitur 209 drejtues mjetesh për sanksionimin e mjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar.
Prej tyre, informoi sot MPB-ja, 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.
Në të njëjtën kohë, 104 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, dhe 105 jashtë vendbanimeve.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.