LajmeRajon

Millo Gjukanoviq: Serbia e Madhe ka një kontraktor, ai është Dritan Abazoviqi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë Dritan Abazoviq si “kontraktor të Serbisë së Madhe”, e cila sipas presidentit, i shërben synimeve të Rusisë Perandorake.

Gjukanoviq ka thënë se ngërçi politik në Mal të Zi është i qëllimshëm dhe i synuar nga kundërshtarët politikë.

“Tani parlamenti është përgjegjës për paralizën institucionale të Malit të Zi. Ata që nuk duan të mirën për Malin e Zi duan paralizën institucionale të Malit të Zi, prandaj asnjë nga 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese nuk u zgjodh për të vërtetuar tezën e nacionalizmit serbomadh dhe se Mali i Zi duhet të kthehet në Serbinë e Madhe, që është dëshirë edhe e Rusisë Perandorake edhe e Serbisë së Madhe. Është e qartë se ata kanë një kontraktor, dhe ai është kryeministri aktual”, ka thënë Gjukanoviq.

I pyetur se cilët janë hapat e tij të ardhshëm për të dalë nga ngërçi, ai u përgjigj se do të përpiqet të shohë nëse ka vend për një nismë tjetër të vlefshme me një ekip ekspertësh.

Gjukanoviq ka refuzuar ta mandatojë Miodrag Lekiqin për të formuar Qeverinë pas rrëzimit të asaj aktuale që udhëhiqet nga Abazoviqi.

Partia e Gjukanoviqit, DPS, është në opozitë.

Show More

Related Articles

Back to top button