LajmeRajon

Lëndë narkotike në formë çokollate, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë (Emri)

Një 34-vjeçar i identifikuar si Led Biba është vënë në pranga, pasi gjatë kontrollit iu gjetën të ndara në pako lëndë narkotike në formë çokollate.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Seat” të riut iu gjet lënda narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Biba u arrestua në operacionin policor të koduar “Camel 2”, gjatë kontrolleve të zhvilluara te Ish-Fusha e Aviacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Show More

Related Articles

Back to top button