Momente tmerri kanë përjetuar 7 mijë tifozë të cilët morën pjesë pasditen e së premtes në “Monumental” për të parë nga afër stërvitjen e hapur të Colo-Colo përpara ndeshjes së madhe ndaj Universidad Catolica për kampionatin kilian.
Stërvitja u ndërpre në mënyrë të papritur dhe tronditëse kur një pjesë e platformës nuk mundi të përballonte peshën e tifozëve dhe u shemb. Tifozët e trembur po vraponin për të shpëtuar. Sipas të dhënave, janë mbi 10 të lënduar por për fat asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Pavarësisht kësaj, operacionet e Zjarrfikësve për nxjerrjen e tifozëve vijojnë dhe numri zyrtar i të lënduarve mund të rritet./Abcnews.al/