Katër ndeshje javës së nëntë të rrethit të parë të sezonit vjeshtor në program janë të dielën me fillim në orën 15:00, ndërsa dy takime më tërheqëse janë takimet në Çair ku përballen Shkupi – Sileksi dhe në Prilep ku takohen Pobeda Shkëndija.
Skuadra kuqezi me formacion të kompletuar me futbollistët që ishin pjesë e reprezentacioneve përkatëse, ka zhvilluar seancën e para fundit në prag të ndeshjes me Pobedën në Prilep, ku pretendon të shënoi edhe fitoren e katërt sezonale në cilësinë e mysafirit. Trajneri Qatip Osmani për ndeshjen kundër Pobedës për Klan Maqedoni tha se kanë punuar për të përmirsuar gabimet.
“Ne këto dy javë ditë i kemi shfrytëzuar për t’i përmirësuar gabimet që i bëmë me Shkupin, kemi punuar në atë drejtim që sa më të gatshëm të presim lojën me Pobedën. Edhe pse Pobeda konsiderohet ekip autsajder, luan në vendin e vet, domethënë luan si nikoqir, një ekip agresive e cila edhe pse nuk ka rezultate që kanë prit, bëhet fjalë për një ekip serioze dhe ne sigurisht duhet të japim maksimumin që ta fitojmë atë ndeshje”, deklaroi Trajneri i KF Shkendija Qatip Osmani.
Kampioni në fuqi Shkupi të dielën në Çair do të përballet me Sileksin e Kratovës e cila mbanë pozitën e dytë tabelë. Në Shtip, Bregallnica është nikoqire e Rabotniçkit, ndërsa në Kavadar, Tikveshi takohet me Skopjen. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00./KlanMacedonia/