Më 1 tetor në Serbi ka nisur regjistrimi i popullsisë, rrjedhimisht edhe regjistrimi i popullsisë në Preshevë, Megjvegjë dhe Bujanoc.
Përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi, kanë bërë thirrje shqiptarëve të participojnë në censusin në Serbi.
Ragmi Mustafi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka bërë të ditur se regjistrimi do të zgjasë për 1 muaj.
“Më 1 tetor fillon regjistrimi i popullsisë edhe në Luginën e Preshevës, një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, madje edhe historik. Për dy dekada kishim më pak shërbime e më pak institucione. Andaj le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim. Le t’i përgjigjemi pasivizimit duke regjistruar çdo shqiptar”, ka thënë Mustafi.
Postimi i tij:
REGJISTROHU! me sot edhe 31 ditë zgjat regjistrimi popullsisë.
Në komunën e Preshevës janë 73 regjistrues të udhëhequr nga 12 instruktor.
Në komunën e Bujanoc janë 83 regjistrues të udhëhequr nga 13 instruktor.
Në komunën e Medvegjës janë 21 regjistrues të udhëhequr nga 4 instruktor.
Çdo regjistrues ka detyrim ligjor që të vizitoj çdo shtëpi dhe ti regjistroj gjithë familjarët.
Emri, mbiemri dhe numri personal janë të dhënat e nevojshme për anëtarët e familjes nga Diaspora
Call Center është 0800 444 005, thirrja është pa pages. Ju vetë mund të lini terminin se në çfarë kohe të vie regjistruesi.
Regjistrohu, regjistro familjen, regjistro të gjithë e gjithsecilin nga Kosova apo nga Diaspora.