LajmeMaqedoni

Mickovski fton Bytyqin që t’i prezantojë planin për rimëkëmbje ekonomike

 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk, e ftoi zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nesër të vijë në takim në ora 12:00 në selinë e partisë së tij, me qëllim, siç tha, në mënyrë të detajuar t’ia sqarojë planin dhe konceptin e tij, të cilët “do të thonë rimëkëmbke të ekonomisë dhe ndihmë për biznesin”.

“Situatat janë shumë serioze për një marrëdhënie kaq të papërgjegjshme të Qeverisë dhe demonstrim të kotësisë së Dimitar Kovaçevskit”, thotë Mickoski në postim.

Ai thekson se ka kërkuar takim me Kovaçevskin për ta “paraqitur konceptin për zbutjen e pasojave të krizës energjetike dhe për të shpëtuar vendet e punës” dhe e ka ftuar atë në një debat për temën e energjisë/ekonomisë në një medium të zgjedhjes së tij, por që kryeministri ministri refuzoi “me pretekstin se tani nuk ishte koha”.

“Ofroj koncept jo vetëm për këtë vjeshtë dhe dimër, por edhe për vitin e ardhshëm. Nga e gjitha kjo, pikë politike nuk më interesojnë kur çmimi është e ardhmja e Maqedonisë dhe e mijëra njerëzve, vendet e punës të të cilëve janë në pikëpyetje. Dua me të vërtet të ndihmoj, sepse gjërat janë shumë serioze dhe më të rëndësishme se kotësia e cilitdo anëtari të Qeverisë”, shton Mickoski në postim. 

Show More

Related Articles

Back to top button