Kryeministri Edi Rama mbërriti këtë të hënë në Presidencë për një takim informal me Presidentin e vendit, Bajram Begaj.
Fillimisht u pa automjeti i kryeministrit në hyrje Presidencës ndërsa nuk zgjati shumë dhe takimi përfundoi.
Rama e Begaj u panë të dalin nga rezidenca duke biseduar me njëri- tjetrin.
Nuk dihet arsyeja e takimit apo diskutimet që janë zhvilluar midis dy krerëve të shtetit.