LajmeRajon

Tmerr në Greqi/ Shqiptari rrëmben ish-bashkëshorten, e përdhunon dhe tenton ta djegë të gjallë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku protagonist është një 33-vjeçar shqiptar.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ka rrëmbyer ish-bashkëshorten e tij, një 28-vjeçare, të cilën më pas e ka përdhunuar dhe ka tentuar ta djegë, duke e spërkatur me benzinë.

Ai kishte qëndruar me makinë jashtë banesës së ish-gruas në Almyri Corinthia dhe sapo 28-vjeçarja ka dalë jashtë shtëpisë, e ka marrë me forcë brenda mjetit dhe më pas është drejtuar drejt Isthmit. Gjatë rrugës ai e ka goditur me grushte në kokë dhe në trup.

33-vjeçari ndaloi makinën në një rrugë të shkretë, ku e detyroi ish gruan të zhvishej teksa e kërcënonte me jetën dhe për pak e dogji të gjallë, duke i vënë flakën flokëve të saj me çakmakun e tij.

Të zhveshur dhe të pambrojtur, ai e çoi në shtëpinë e prindërve të tij në Korint, ku e përdhunoi dhe më pas e la të lirë. 28-vjeçarja e tmerruar ka shkuar ta denoncojë në polici, por shqiptari është zhdukur.

Policia ka nisur kërkimit duke e shpallur shqiptarin në kërkim

Show More

Related Articles

Back to top button