LajmeMaqedoni

Kovaçevski në takim me Shinas: RMV ka punuar pa u lodhur për t’u përballur me krizën me migracionin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot takuan nënkryetarin e Komisionit Evropian, Margaritis Shinas.

Siç njoftojnë nga Qeveria, temë e takimit ishte forcimi i kapaciteteve të vendit për tejkalimin e sfidave të migracionit të paligjshëm, por edhe procesi i skriningut që është duhet të realizohet në vijim.

“Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në menaxhimin e të gjitha aspekteve relevante të migrimit të jashtëm. Duke marrë parasysh flukset migratore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin demografik dhe socio-ekonomik, Republika e Maqedonisë së Veriut ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për vite me radhë për të përballuar me sukses krizën e migracionit”.

“Kryeministri Kovaçevski theksoi në takim se së bashku me partnerët evropianë si dhe me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor me sukses, më së miri që mundet arritëm të menaxhojnë migrimin. Që nga dhjetori 2015, në kufirin jugor është zbatuar vazhdimisht një operacion i përbashkët ndërkombëtar, në të cilin marrin pjesë policë të huaj nga 8 vende evropiane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej shtohet se me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEX, e cila pritet të nënshkruhet në një afat kohorë sa më të shkurtër, do të hapet mundësia për dislokimin e forcave të FRONTEX në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që do të kontribuonte edhe më shumë në drejtim të përballjes me sukses të migracionit të paligjshëm.\Telegrafi.com\

Show More

Related Articles

Back to top button