Real Madrid dhe PSG janë gati për një tjetër betejë në merkato. Marrëdhëniet mes dy klubeve nuk janë aspak të mira, përkundrazi. Qëndrime të kundërta sa i përket Superligës Europiane, teksa raporti u prish përfundimisht në rastin e Kylian Mbappe.
Gjithsesi, garën për sulmuesin e fituan kampionët e Francës. 23-vjeçari ndërroi mendje në momentet e fundit dhe rinovoi deri në vitin 2025 me PSG-në, duke preferuar milionat përpara transferimit në “Santiago Bernabeu”.
Garë pati edhe verën e kaluar për Eduardo Camavinga, i cili u transferua te Real Madrid. Dy klubet kanë përsëri një objektiv të përbashkët, i cili është Aurelien Tchouameni. 22-vjeçari francez luan si mesfushor përpara mbrojtjes dhe ka edhe dy vite kontratë me Monacon.
Edhe Mbappe ka kërkuar blerjen e tij, teksa garës i është bashkuar edhe Chelsea. Ndërkohë, klubi nga Principata kërkon 50-60 milionë euro për të lënë të lirë Tchouamenin, autor i tetë ndeshjeve dhe 1 goli me kombëtaren e Francës.