LajmeMaqedoni

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,20% % në raport me endimin e datës 30.9.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht 0,973%, te nafta ka rritje mesatarisht 0,154 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 0,501 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,187 %.
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,360%.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V), rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,460 den/kg.
Nga data 4.10.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 86,50 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 89,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 92,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 89,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 50,228 (denarë/kilogram)
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.10.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk