LajmeMaqedoni

BE, info-sesione mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së për Organizatat e Shoqërisë Civile

Shtatë info-sesione rajonale do të organizohen mbi Mekanizmin e Qëndrueshmërisë Civile të BE-së
në vende të ndryshme në gjysmën e parë të tetorit 2022. Këto ngjarje synojnë të informojnë
organizatat dhe të paraqesin më në detaje thirrjen për propozime.

“Bashkimi Evropian ofron 900,000 euro për të mbështetur organizatat e vogla lokale. Kjo mbështetje
e BE-së do të forcojë kapacitetet e organizatave bazë dhe do t’u mundësojë atyre të zbatojnë me
sukses veprimet e tyre për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave në komunitetet e tyre” – deklaroi znj.
Zinta Miezaine, Udhëheqëse e Ekipit të projektit të financuar nga BE-ja “Asistencë Teknike për
përmirësimin e mjedisit mundësues për Organizatat e Shoqërisë Civile në Republikën e Maqedonisë
së Veriut” në kuadër të të cilit u publikua kjo thirrje.

Info-sesionet do të zhvillohen me orarin e mëposhtëm:

Show More

Related Articles

Back to top button