LajmeMaqedoni

Mexhiti: Kastriot Rexhepi do të veprojë bashkë me grupin parlamentar të BDI-së

Deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti në një prononcim për TV21 ka bërë të ditur se deputeti Kastriot Rexhepi në Kuvend do t’i bashkohet grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“1 foto sa 1.000 fjalë. E qartë ishte porosia. Po, do të veproje bashkë me grupin parlamentar të BDI-së”, tha mes tjerash Mexhiti për TV21.

TV21 kontaktoi edhe deputetin Kastriot Rexhepi, mirëpo i njëjti tha se do të jetë i qasshëm për mediume pas ditës së enjte. Rexhepi deri tani në Kuvend ka funksionuar si deputet i pavarur, pas shkëputjes së tij nga Lëvizja Besa. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, por edhe vetë Kastriot Rexhepi në rrjetet sociale publikuan fotografi të përbashkët, me mbishkrimin “bashkë”, ndërsa Rexhepi kishte shtuar edhe mbishkrimin “Evropa21”, nismë politike joformale e inicuar në Kuvend nga vetë Rexhepi, që ka për qëllim 0bashkimin e forcave progresive në drejtim të ruajtjes së perspektivës euroatlantike në vend.

Show More

Related Articles

Back to top button