Deri në miratimin e Ligjit të ri për Shoqatat dhe Fondacionet kemi formuar një trup ad hoc duke dashur që disi ta anashkalojmë këtë vakum, i cili po bëhet gjithnjë e më i pakëndshëm dhe si shtet duhet të jemi të përgatitur për çdo provokim të mundshëm në të ardhmen, tha sot Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupanceski.
I pyetur nëse do të lejohet hapja e një Klubi të ri Kulturor bullgar në Ohër me emrin “Car Boris” pa mendimin e Këshillit për përdorimin e emrave të figurave historike në shoqata, Tupançevski tha se njoftimet janë të tilla, por fatkeqësisht, si Ministri e Drejtësisë praktikisht nuk ka asnjë kompetencë, sepse është një komision qeveritar.
“Jeni dëshmitarë se para një muaji kemi formuar grupin punues ose organin ad hoc në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili si organ këshillimor duhet të japë mendimin e vet për karakterin e figurave historike që duhet t’i vendoset emri një shoqate ose fondacioni. Kam dëgjuar që ka një njoftim të tillë, është formuar Komisioni dhe në seancën e fundit janë diskutuar disa aspekte teknike dhe nuk është komision në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, por është komision qeveritar.
Besoj se seanca e tyre konstituive do të mbahet për një kohë të shkurtër, sepse emrat dihen dhe ai komision duhet të fillojë me punë, gjegjësisht të jetë në nivelin e detyrës që u është vënë para tyre”, tha Tupançevski./Telegrafi/