Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar sërish pasi në një postim paraprak u shprehën të gatshëm të mbledhin mjete financiare për të ndihmuar mësimdhënësit që ishin në grevë, në rast se nuk u ekzekutohen pagat nga ana e Qeverisë.
E në reagimin tjetër kanë thënë se nuk janë dakord asnjëherë me grevën, dhe siç i kanë quajtur ata “drejtuesit e paarsyeshëm” të SBASHK.
Madje, në reagimin e tyre thuhet se greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Reagimi i plotë:
RIKUJTIM E RISQARIM!
1. Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë.
2. Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme.
3. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë!
4. Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!
© SYRI.net