LajmeMaqedoni

Prokuroria me akuzë kundër Muhamed Zekirit

Prokuroria ka ngritur akuz kundër kundër Muhamed Zekirit për marrëveshjet për postën dhe hekurudhat transport. Me këtë rast Prokuroria i ka propozuar gjykatës që Zekirit t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak.

Sipas përshkrimit të akuzës, i akuzuari Muhamed Zeqiri ngarkohet se ka kryer vepër penale të vazhduar – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3, 1 dhe 45 nga Kodi Penal.

“Ai në periudhën prej muajit maj 2021, deri më muajin mars të vitit 2022, duke e shfrytëzuar detyrën dhe autorizimit zyrtar ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike dhe dy herë, pa zbatuar procedurë për përkatëse për furnizime publike në të cilën në mënyrë konkurrente do të zgjidhej person juridik për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka nënshkruar dy marrëveshje me dy persona juridik si ofrues të shërbimeve”, thuhet në akuzë.

Në akuzë thuhet se më 04.05.2021, i akuzuari pa zbatuar procedurë për furnizim publik, me paramendim i ndihmuar nga të dyshuarit – shtetas kroatë (të cilët janë të pakapshëm për organet e ndjekjes), ka nënshkruar marrëveshje për shërbime konsulentë me person juridik në vlerë prej 795.000 euro pa TVSH në kundërvlerë të denarit.

Marrëveshja e dytë, sipas akuzës, ka të bëjë me shërbimet konsulentë për mbështetje në procesin e privatizimit potencial të Hekurudhave të RMV-së Transport Sh.A. Shkup dhe është nënshkruar në muajin e ardhshëm, gjegjësisht më 23.06.2021, me person tjetër juridik si ofrues i shërbimeve (konsulent).

Me veprimet e përshkruara, sipas akuzës, Zekiri ka përfituar në mënyrë të paligjshme mjete në vlerë të përgjithshme (mbi 1.4 milion euro), vlerë për të cilën e ka dëmtuar buxhetin e shtetit.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që Zekirit t’i vazhdohet paraburgimi shtëpiak. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button