LajmeSport

Robert Levandovski kërkon të shënojë edhe ndaj Interit

Në orën 21:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”, skuadra e Interit do të presë Barcelonën, me tifozët që do të mbajnë frymën në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël në fushën e blertë, ndërsa është e vlefshme për sfidën e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ky duel do të jetë i rëndësishëm edhe për sulmuesin kryesor të blaugranave, Robert Levandovskin, pasi polaku në gjithë karrierën e tij nuk ka pasur fatin të përballet me ndonjë skuadër në Milano dhe rrjedhimisht mungojnë golat në hartë në një venddodhje të tillë.

Ish-futbollisti i Bajern Munihut ka fatin që ta bëjë diçka të tillë duke ndihmuar kështu edhe Barçën në marrjen e një rezultati pozitiv. Tashmë 34-vjeçari ka arritur të shënojë 89 gola në 108 ndeshje në Ligën e Kampionëve, të cilat janë të shpërndara në 14 shtete dhe në 19 qytete të ndryshme. Në Itali ai ka arritur të shënojë vetëm në Romë, një gol ndaj Lazios dhe një gol tjetër ndaj Romës kur luante për Bajern Munihun.

Polaku është golashënuesi më i mirë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve 3 gola. Vetëm Erling Haaland  dhe Kilian Mbappe mund të përballojnë atë në një puls që premton të vazhdojë gjatë një sezoni në të cilin vetëm norvegjezi do të shikojë “Katar 2022” nga divani. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button