LajmeRajon

Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën, deklarohet nga ambasada në Beograd

Ambasada e Ukrainës në Beograd u shpreh përsëri përmes një deklarate se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se qëndron në mbështetje të pozicionit të Serbisë, raportoi N1, përcjell Reporteri.net.

Kjo ambasadë gjithashtu u shpreh kundër, siç e quajtën ata, “përdorimin në mënyrë të manipulueshme të ‘precedentit të Kosovës’ nga Kremlini për të provuar të legjitimojnë agresionin e Federatës Ruse”.

“Kemi nderin të përsërisim pozicionin e Ukrainës ndaj integritetit territorial të Republikës Serbisë, që është parimor, i qëndrueshëm dhe i mirënjohur”, ka thënë Ambasada e Ukrainës.

Gjithashtu, në deklaratën e tyre thuhet se Ukraina mbështet “dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”.

Deklarimi i ambasadorit ukrainas në Beograd, Volodymyr Tolkaça, se nuk e kupton se pse Serbia nuk është bashkërenduar me perëndimin rreth sanksioneve ndaj Rusisë, është bërë për brum për debat të ashpër në mediat aserbe.

“Ne do të donim ta shihnim Serbinë si mike dhe aleate dhe është e vështirë për ne të kuptojmë argumentet që jep Serbia me secilin prej ushtarëve tanë të rënë, me çdo fëmijë të rënë, dhe deri më tani kanë vdekur më shumë se 300 fëmijë dhe shumë të tjerë janë të plagosur, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të kuptosh argumentet e Serbisë”, tha ambasadori ukrainas për N1./Reporteri.net/

Show More

Related Articles

Back to top button