Presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar muajin e kaluar gjatë një bisede private me priftin Al Sharpton, se do të kandidojë për një mandate të dytë në Shtëpinë e Bardhë, raporton NBC News.
Sipas pretendimeve të Sharptonit, priftin që lufton për të drejtat e njeriut, presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara derisa po pozonin para objektivit të aparatit i ka thënë se do t’i futet garës për një mandat tjetër për president.
“Do ta bëjë sërish. Unë po shkojë”, shtoi Sharpton.
Edhe pse këshilltarët e Bidenit kanë thënë se do të kërkojnë rikandidimin e tij, ai ka refuzuar të deklarohet për këtë, transmeton Telegrafi.
Deklarata e tij në fund të takimit me liderët e disa prej organizatave më të njohura për të drejtat e njeriut, paraqet një konfirmim se ai sërish do të kandidohet për president.
Në vitin 2020, votuesit me ngjyrë luajtën rol kyç për rikthimin e Bidenit në zgjedhjet e Demokratëve, duke e ndihmuar të fitojë në Karolinën e Jugut, pasi nuk arriti ta zë vendin e parë në tri garat e para në Iowa, New Hampshire dhe Nevada.