LajmeMaqedoni

Shaqiri i sigurt: Abetaren e unifikuar do ta përdorin edhe filloristët e RMV-së

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka folur edhe për abetaren e unifikuar e cila do të përdoret në Shqipëri, Maqedoni po edhe në Kosovë.
Shaqiri ka thënë se këtë lloj teksti do ta kemi edhe ne dhe se ky është një sukses i përgjithshëm.

Ai siguroi që këtë libër do ta përdorin edhe filloristët e RMV-së.

“Përshëndes iniciativën, kemi për herë të parë një unifikim të mendimeve mes dy qeverive dhe aktivitet të suksesshëm të përbashkët. Prita shumë pozitivisht lajmin për abetaren e unifikuar. Jemi angazhuar që edhe ne ta kemi këtë lloj teksti. Për mua është i rëndësishëm fakti se kemi një të tillë. Abetarja është libri i parë në të cilën mësohet shkronjat të cilat i kemi në tre shtetet. Abetarja është e lejuar edhe për filloristët e RMV-së”, tha Shaqiri.

Show More

Related Articles

Back to top button