LajmeMaqedoni

Armata e RMV-së do të marrë pjesë në misionet e NATO-s në Irak dhe Letoni

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme miratoi vendim për dërgimin e përfaqësuesve të Armatës së Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes për pjesëmarrje në misionet e NATO-s në Irak dhe Letoni, njofton Portalb.mk.

Përfaqësuesit e Armatës në Irak do të marrin pjesë në misionin “NATO Mission Iraq – NMI”, ndërkaq në Letoni do të marrin pjesë në misionin “Prezenca e Përmirësuar Përpara”.

Armata e RMV-së 20 vjet merr pjesë në operacionet jashtë territorit të shtetit, deri tash me mbi 4.000 ushtarë.

ARM-ja përvojën ekspeditive të saj e ka filluar në vitin 2002, me kontingjent simbolik nga dy pjesëtarë të operacionit ISAF në Afganistan. Por, nga viti 2006, ushtria e Maqedonisë jashtë territorit të shtetit ka dërguar më shumë se 4 për qind të numrit të përgjithshëm të pjesëtarëve të ARM-së, përqindje e cila është zvogëluar në vitin 2015, kur është ndërprerë operacioni i ISAF-it.

Në valën e aktiviteteve të saj, në vitin 2008 ARM-ja ka pasur 444 pjesëtarë të saj në katër misione të shtetit, të udhëhequra nga NATO, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara, ose rreth 7 për qind nga numri i përgjithshëm aktual.

Në vitin 2008, me misionet në Irak dhe Afganistan, Maqedonia ka qenë shteti i tretë, pas SHBA-ve dhe Britanisë, sipas përqindjes së numrit të luftëtarëve në misionet ushtarake jashtë territorit të saj. Sipas fuqive të shpërndara në ato dy misione, lider absolut ishte SHBA-ja, me 6 për qind ka marrë pjesë Mbretëria e Bashkuar, kurse me 4 për qind ka marrë pjesë ARM-ja.

Të njëjtin vit, edhe statistikat e NATO-s e kanë ranguar Maqedoninë në listën e pjesëmarrësve të lartë në ISAF, këtë radhë sipas numrit të ushtarëve në raport me popullatën e shtetit. Në këtë listë Maqedonia ka qenë e katërta, pas SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkë.

Show More

Related Articles

Back to top button