LajmeMaqedoni

Në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup vozitet me shpejtësi të madhe

 E në nëntë muajt e kaluar të këtij viti, sikur edhe vitin e kaluar, kundërvajtje më e shpeshtë në komunikacion në zonën e gjerë të Tetovës ishte tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, gjegjësisht shpejtësia e papërshtatur sipas kushteve të rrugës. Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 5.511 shkelje të tejkalimit të shpejtësisë maksimale të lejuar, në numër më të madh jashtë vendbanimit, kryesisht në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup. Krahas kësaj, janë sanksionuar 1306 persona që kanë drejtuar automjete, vetura dhe mjete ngarkuese, pa kaluar provim dhe patentë të vlefshme për këtë, si dhe 767 persona-shofer që nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve edhe në vendkalime të shënuara për këmbësorë.

Në këto nëntë muaj, në këtë zonë janë sanksionuar 322 motoçiklistë me përgatitjen e parashtresave për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, si dhe 357 drejtues mjetesh që kanë vozitur nën efektin e alkoolit dhe 211 të cilët kanë parakaluar në mënyrë të parregullt vende të ndaluaa ose në një kolonë.

 Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës edhe këtë muaj vazhdon me aktivitete parandaluese, kontrolluese dhe të tjera, qëllimi primar i të cilave është zbulimi në kohë dhe sanksionimi i kundërvajtjeve në komunikacion me qëllim të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugët e Tetovës dhe në rrugë rajonale dhe lokale në rajon. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit të shpejtësisë dhe drejtimit pa patentë shofer, si dhe do të ketë edhe aktivitete kontrolli që do të mbulojnë llojet e tjera të shkeljeve të qarkullimit rrugor, parkimet e paligjshme, mosdhnjen e përparësisë së kalimit të këmbësorëve etj.

Show More

Related Articles

Back to top button