LajmeRajon

Nuk zbatohet dakordimi mes Kurtit e Vuçiqit për takim çdo muaj, Stano: S’ka asgjë të planifikuar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se nuk ka ndonjë takim të planifikuar në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano tha se për çdo gjë të re do të ketë njoftim, si gjithmonë.

“Në këtë fazë, në fillim të tetorit, nuk kemi asgjë të re për të konfirmuar. Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm në Bruksel ose ndonjë nismë të re, nëse është e përshtatshme”, është shprehur Stano, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në takimin e fundit mes Kurtit e Vuçiqit që u mbajt më 18 gusht, palët u pajtuan që takimet të mbahen në baza mujore.

Show More

Related Articles

Back to top button