Ministri i Jashtëm i Greqisë thotë se vendi i tij është i hapur për bisedime me Turqinë, por vetëm nëse Ankaraja ndal provokimet e saj. Nikos Dendias i tha gazetës ‘Proto Thema’: “Turqia duhet të zgjedhë nëse do të arrijë në një dialog të tillë apo jo, por përbërësi bazë duhet të jetë një de-përshkallëzimi”, shkruan Al Jazeera.
Dy armiqtë historikë kanë një listë të gjatë ankesash, duke përfshirë kufijtë detarë, të drejtat e fluturimit, përcaktimin e shelfeve të tyre kontinentale dhe ishullin e ndarë të Qipros.
Por muajt e fundit marrëdhënia e tyre është acaruar më shumë.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thuhet se përdori një vizitë në SHBA në maj për të lobuar kundër përpjekjeve të Ankarasë për të blerë avionë luftarakë nga Uashingtoni, duke pretenduar se Turqia po shkelte hapësirën ajrore greke.