LajmeMaqedoni

Mickoski për Xhaferin: Primitivizmi i tij ka për qëllim të shkaktojë incident të ngjashëm me atë të 27 prillit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka thënë se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi është primitiv, derisa ka theksuar se primitivizmi i tij, ka për qëllim që të shkaktojë incident të ngjashëm me atë të 27 prillit, shkruan Alsat.

“Kryetari i Kuvendit, për fat të keq, është plot me primitivizëm dhe kjo rezulton me frustrime për të gjithë qytetarët, jo vetëm për ne që turpërohemi me ato veprime të pahijshme. Ai primitivizëm neverit por duhet të them se nuk është naiv sepse ai primitivizëm ka qëllimin e tij dhe ai qëllim është që të shkaktojë incident të ngjashëm me atë të 27 prillit. Por ata skenaristë dhe organizatorë duhet të dinë se VMRO-DPMNE-ja është me më shumë përvojë, më e organizuar dhe nuk e ka për qëllim ta vazhdojë këtë agoni në Maqedoni dhe prandaj do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi në Kuvend”, ka thënë Mickoski./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button