LajmeSport

Juvja e ka detyrim fitoren ndaj Maccabi-t

Situata nuk është aspak e mirë për ekipin londinez që rrezikon seriozisht eliminim nëse nuk arrin të fitojë sonte në mbrëmje. Blutë e Londrës janë të fundit me vetëm 1 pikë, ndërkohë që Milani kryeson me 4 pikë pas dy ndeshjeve të para dhe vjen më e qetë në këtë duel.

Pas dy humbjeve të para në grup, Juventusi synon të marrë 3 pikët e para ndaj Maccabi Haifa. Bardhezinjtë nëse dështojnë në këtë sfidë atëherë mund të quhen të eliminuar. Në të njëjtën grup PSG do të udhëtojë në Lisbonë për të kërkuar fitoren ndaj Benficës.

Real Madrid nuk pritet të ketë shumë probleme përballë Shkahtar, ndërkohë që dhe Manchester City pritet të ketë një goleadë përballë Kopenhagen. Sevilla-Dortmund është një duel mes të barabartësh, ku pritet çdo rezultat.

Show More

Related Articles

Back to top button