Në Kotor Varosh të Bosnje e Hercegovinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në magjistralen Banjallukë-Teslic – përkatësisht në hyrje të Kotor Varoshit.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy vetura përplasen direkt me njëra-tjetrën, dhe si pasojë njërës i këputen nga goditja e fuqishme dy rrotat e pasme.
Deri më tani nuk raportohet nëse ka të lënduar apo për vlerën e dëmeve materiale në këtë aksident trafiku, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, autoritetet e atjeshme kanë njoftuar se po e hetojnë rastin dhe shkakun që mund të ketë çuar te ky aksident.
Gjykuar nga pamjet, duket sikur shoferët e veturave kanë qenë nën ndikim të alkoolit apo njërin prej tyre e ka zënë gjumi. /Telegrafi/