LajmeMaqedoni

VMRO: Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon

VMRO-DPMNE përmes një kumtese theksojnë se ekonomia e vendit është edhe më e dobët edhe nga ajo e Ukrainës dhe Rusisë, ku edhe ka luftë.

Nga partia opozitare maqedonase e akuzojnë kryeministrin Dimitar Kovaçevski se po manipulon me opinionin se inflacioni është në çdo vend i njëjtë si në Maqedoni.

“Ekonomia e Maqedonisë po fundoset së bashku me standardit e qytetarëve.

Maqedonia ka normën më të lartë të inflacionit në rajon dhe një nga më të lartat në Evropë. Të dhënat e fundit zyrtare për normën e inflacionit thonë se ka arritur në 16.7%, që është më i lartë se mesatarja në eurozonë që është 9.1%, se Serbia me 12.9%, madje edhe Polonia dhe Hungaria që janë në fqinjësi të afërt me Ukrainën që kanë një normë inflacioni përkatësisht 16.1% dhe 15.6%”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.


Show More

Related Articles

Back to top button