LajmeMaqedoni

Pollog, parakalimet e paligjshme këtë vit janë shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve në trafik

Dje (05- tetor) nga ora 14:00 deri në ora 19:00, Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka kryer një tjetër nga seria e kontrolleve të aksionit të intensifikuar për parakalim, në të cilat janë konstauar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 47 kundërvajtje (TE-10 dhe GV-37). Numri më i madh i kundërvajtjeve (35) kishin të bënin me parakalimin në vende të ndaluara, ndërsa 2 (GV) kishin të bënin me parakalimin e një kolone automjetesh. Të gjithë kundërvajtësve janë përgaditur fletëpagesa adekuate për këtë kundërvajtje në komunikacion dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 250 euro në denarë. Krahas kësaj, për ata që parakalojnë në “vijë të plotë” apo në kolonë në vende të pavëzhguara, parashikohet masa mbrojtëse – heqje e përkohshme e patentës së drejtimit nga tre muaj deri në një vit.

 Aktivitete të tilla e të ngjashme kontrolli planifikohen edhe në periudhën në vijim, aq më tepër që parakalimet e paligjshme këtë vit janë një nga shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve të trafikut në zonën më të gjërë të Pollogut, përveç shpejtësisë së tejkaluar, drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, kryerjes së veprimeve të parregullta dhe të tjera.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës janë sanksionuar 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti pa dhënë provënë për patent shoferi dhe patentë të vlefshme, si dhe 13 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme. Zbulimi dhe sanksionimi i këtyre dy llojeve të kundërvajtjeve rrugore është planifikuar në ditët në vijim.

Show More

Related Articles

Back to top button