LajmeRajon

Specialja refuzohen 46 persona që u paraqitën si viktima të UÇK-së

Zyra për pjesëmarrjen e Viktimave në kuadër të Dhomave të Specializuara të Hagës ka dorëzuar raportin e shtatë me aplikimet e personave që pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Në raportin e kësaj zyre shihet se 46 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës pjesëmarrëse në gjykimin kundër krerëve të luftës.

Këta aplikantë kanë pretenduar se anëtarë të familjes së tyre të ngushtë janë kidnapuar nga ushtarë të UÇK-së, zhdukur, e disa prej tyre më vonë janë gjetur të vrarë.

Sidoqoftë asnjë nga 46 personat që po pretendojnë të jenë viktima të UÇK-së, nuk kanë arritur të dëshmojnë se anëtarët e tyre të familjes që ata pretendojnë se janë marrë nga anëtarë të UÇK-së, janë dërguar në ndonjë prej “burgjeve” për të cilat prokuroria e Gjykatës i akuzon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Show More

Related Articles

Back to top button