LajmeMaqedoni

Nga qershori çmimi i rrymës mund të rritet për 10 për qind

Nga muaji i ardhshëm, faturat e rrymës mund të rriten për të paktën 10% për shkak të mashtrimeve që i kanë bërë një pjesë e komunave, thonë nga Komisioni rregullator, shkruan Alsat.

Kryetari i komisionit Marko Bislimovski shprehet se ende nuk ka filluar procesi i përllogaritjes së shpenzimeve që i kanë paraqitur kompanitë energjetike për çmimin e ri ndërsa tashmë vërehen shpenzimet e majme.

Sipas tij, që komunat t’i ulin shpenzimet për ndriçim rrugor, kanë themeluar ndërmarrje publike.

Përmes tyre, çmimin e rrymës e kanë paguar si amvisëri. Kanë blerë rrymë nga furnizuesi universal EVN dhe jo në tregun e lirë.

EVN nuk ka pasur rrymë të mjaftueshme për këtë qëllim dhe e ka blerë në tregun e lirë për çmim të lartë.

“Për shkak të raportit jo-korrekt të disa komunave që shpikin ndërmarrje publike që nuk i plotësojnë kushtet për të dalë në tregun e lirë, për ta ulur shpenzimin e ndriçimit rrugor, është bërë shpenzim krejtësisht i panevojshëm për furnizim të energjisë elektrike prej 30 milionë euro”, tha Marko Bislimovski- kryetar i KRrE-së.

EVN shumën prej 30 milionë euro e ka paraqitur para KRrE-së si shpenzim.

“Shpenzimi është 30 milionë euro apo 10% përqindje rritje të çmimit të rrymës për qytetarët”, u shpreh Marko Bislimovski- kryetar i KRrE-së.

Përveç MEPSO-s, kompanitë e tjera energjetike tashmë i kanë dorëzuar përllogaritjet e shpenzimeve pranë KRRE-së.

Ndikim më të madh për atë se sa do të paguajnë qytetarët varet nga oferta e EMV-së.

Në ndërkohë, KRRE është duke e përgatitur tariforen e re nga korriku, sipas të cilës konsumatorët më të mëdhenj do të paguajnë më shumë./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button