LajmeSport

Liverpool, sensorë truri për t’u përgatitur për finalen e Champions-it

Dita e fundit e Premier League ishte zhgënjyese për Liverpool-in, i cili megjithatë nuk ka kohë “të lëpijë plagët”, sepse është fokusuar totalisht te finalja e Champions League. Të besuarit e Jurgen Klopp, të cilët tashmë kanë fituar “Carabao Cup” dhe “FA Cup”, do të kërkojnë të bëjnë “tripletë” sezonale, duke mposhtur kampionin spanjoll, Real Madridi, në “Stade de France” dhe duke marrë në shtëpi “kupën me veshë të mëdhenj”.

Përpara ndeshjes së shumëpritur, lojtarët e Liverpool-it po stërviten në qendrën e tyre sportive, duke përdorur teknologjinë më të fundit. Klubi ka angazhuar edhe një herë neuroshkencëtarin Niklas Hausler dhe partnerin e tij të biznesit Patrick Hantschke, dy mendjet pas kompanisë “Neuro11”.

Këtë herë, “Reds” kanë përdorur një teknologji të krijuar posaçërisht për të trajnuar drejtpërdrejt trurin, në mënyrë që të ndihmojnë lojtarët e Liverpool-it të arrijnë gjendjen e tyre mendore optimale. Thuhet se kushdo që përdor këtë teknologji do të jetë në gjendjen mendore optimale për të performuar në nivelin më të lartë.

Show More

Related Articles

Back to top button