40 nxënës nga katër shkollat fillore të Gostivarit “Ismail Qemali”, “Bashkimi”, “Mustafa Kemal Ataturk” dhe “Goce Dellçev”, kanë krijuar veprat e tyre individuale të artit duke pikturuar fotografi të cilat më pas do të vendosen në muret e shkollës fillore “Ismail Qemali”, ku edhe u zhvilluan këto punime. Kjo ngjarje është pjesë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së bashkësive lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut (Faza 2)”, dhe zbatohet nga qendra “Common Ground” në bashkëpunim me komunën e Gostivarit, ndërsa financohet nga Ambasada e Mbertërisë së Bashkuar në Shkup. Shpresa Useini, drejtoreshë e shkollës fillore “Ismail Qemali”, beson se kjo ngjarje do të frymëzojë të rinjtë të ndërmarrin aktivitete të ngjashme për zhvillimin social-emocional.
Pajtim Saiti, udhëheqës i këtij projekti nga qendra Common Ground tha se i njejti projekt zhvillohet në pesë komuna të vendit: Gostivar, Çair, Strugë, Kërçovë dhe Prilep. Është projekt i shkëlqyeshëm dhe për këtë më së miri dëshmojnë aktivitet që kemi arritur t’i realizojmë së bashku, madje edhe me pjesëmarrjen e më shumë aktorëve, tha ai.
Aktivitetin e ndoqën nga afër përfaqësuesit e Komunës së Gostivarit duke përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Komunal Valbon Limani, udhëheqësen e sektorit për arsim, Aslian Snopçe, mësimdhënës dhe përfaqësues të tjerë nga shkollat pjesëmarrëse. Në fund të aktivitetit, për nxënësit pjesëmarrës janë dhurata simbolike.