Një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi pësoi djegie të rënda në trup kur garazhi i makinave ku po punonte mori flakë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Selanik, më 29 shtator, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një bombul gazi që ka shpërthyer.
Për shkak të plagëve të marr, shqiptari është shtruar gjatë gjithë këtyre ditëve në spitalin Papanikolaou në Selanik.
Ditën e sotme u bë e ditur se ai e humbi betejën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Tashmë po vijojnë hetimet nga organet kompetente për rrethanat e aksidentit, shkruan media greke.